Transmetuar më 01-08-2020, 19:55

Bota po tregohet gjithmonë e më pak humane.

Një grua e spërkatur me benzinë i vuri flakën vetes gjatë mes-drekës në një shesh afër një restoranti në qendër në provincën e Kremones. Vetëm një kalimtar, i cili ishte në makinë me gruan e tij, doli dhe u përpoq të fikte flakët me një peshqir.

Më vonë ai u ndihmua nga një burrë që mbërriti me një zjarrfikës. Por askush tjetër nuk ka lëvizur për ta shpëtuar atë. Siç u tha nga dëshmitari, persona të tjerë me celular në dorë qëndronin dhe shihnin në parkingun e restorantit. Nuk bënë asgjë për të shpëtuar gruan.

Ishte kryebashkiaku Stefania Bonaldi që publikoi historinë e personit të vetëm që u përpoq ta shpëtonte atë, duke komentuar: "Nëse spektatorët e kësaj tragjedie qëndruan ftohtë duke e filmuar me telefon për të kapur skenën, në vend që të nxitonin për të ndihmuar ose thirrur dikë për ndihmë, atëherë duhet të bëjmë disa pyetje. Serioze dhe shumë, shumë urgjente. Çfarë jemi duke bërë?”, pyeti ai. Më herët burri që u përpoq të shpëtonte gruan, i shkroi publikisht kryebashkiakut si qytetar i parë, për ta vënë në dijeni lidhur me ngjarjen e trishtë.

Njerëz më pak human, ashtu sikurse ka njerëz që vuajnë edhe nga depresioni, dhe ikin nga kjo botë. E tillë ishte  gruaja e re që i vuri sot benzinën vetes dhe u dogj në mes të qytetit, pa marrë ndihmën e që ndodheshin aty.  /NOA.al