Transmetuar më 02-08-2020, 12:33

Tashmë është gjithçka e konfirmuar.

Nelson Dida do të jetë përgatitësi i portierëve të Milanit në sezonin 2020-2021.

Ish numri një brazilian, fitues i dy trofeve “Champions” me bluzën e Milanit, aktualisht po zhvillon rolin e përgatitësit të Under-17 kuqezi.

Dida do të promovohet në skuadren e parë, siç u raportua sot edhe nga “Gazzetta dello Sport”.

Braziliani do të marrë vendin e Luigi Turci-t, trajner i portierëve i kërkuar nga Marco Giampaolo dhe që me shumë mundësi do të lërë Milanellon për të ndjekur teknikun abrucez në ndonjë vend tjetër./noa.al/