Transmetuar më 02-08-2020, 13:26

Mister përbën për familjen dhe policinë, zhdukja e një burri shqiptar i cili kërkohet prej 10 ditësh.

I zhdukuri është Andon Gogo, 56 vjeç nga Shqipëria i cili prej kohësh jeton me familjen  Greqi, raporton noa.al.

Burri u zhduk mistershëm ditën e 23 korrikut ndërsa gjendej jo larg shtëpisë në Ano Kypseli, Athinë.

Për herë të fundit e ka parë një i afërm i tij. Ai tregoi se Andoni ishte zbathur dhe zhveshur nga mesi e lart.

Pas tij askush nuk e ka parë më të gjallë 56 vjeçarin edhe pse familja, fqinjë dhe policia kanë bërë kërkime gjithë këto ditë në zonën përreth Ano Kypseli. Familja nuk ka asnjë dyshim se ku mund të jetë zhdukur kryefamiljari i tyre dhe kush është përgjegjës për zhdukjen e tij.

Andon Gogo që shihni në galeri, është 56 vjeç dhe 1.76 m i gjatë. Ai ka probleme shëndetësore. Veshur ka pasur vetëm një palë pantallona të zeza të shkurtra.

Nëse dikush e gjen është i lutur të njoftojë më Silver Alert 24 orë në 24 ose në linjën SOS në numrin 1065. /noa.al/