Transmetuar më 02-08-2020, 13:25

Një person në Vlorë lëndohet në punë. Si pasojë bien në pranga 2 persona, të cilët dyshohen se shkelën rregullat e mbrojtjes në punë.

Gjitashtu një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia. Në pranga kanë rënë S. B., 54 vjeç dhe L. Ç., 29 vjeç, me banim në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi S.B., me detyrë teknik zbatues dhe shtetasi L.Ç., në cilësinë e manovratorit të punimeve gjatë rregullimit të rrjetit kullues në lagjen "Hajro Çakërri" Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik.

Si pasojë e këtij problemi, është dëmtuar në trup shtetasi F. K., 66 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka shkuar në Spitalin e "Nënë Terezës" Tiranë për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. H., 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në cilësinë e drejtuesit të këtyre punimeve, dyshohet se është një nga përgjegjësit e tjerë për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë./noa.al/