Transmetuar më 02-08-2020, 15:00

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, pak çaste më parë në aksin Fier-Vlorë.

Raportohet se ka edhe të plagosur.

Policia dhe ambulanca raportohet se janë nisur menjëherë në vendin e ngjarjes, pas thirrjes mbi aksidentin.

Njëra nga makinat është shkatërruar plotësisht, si pasojë e përplasjes së fortë.

Edhe qarkullimi është ndalur për disa minuta, për shkak të aksidentit të rëndë.

/NOA.al