Transmetuar më 02-08-2020, 15:18

Komentatoret sportive shqiptare janë kthyer në modë kohët e fundit.

Qeqa Krelani numëron plot dy dekada si gazetare profesioniste në Kosovë dhe e ka konsideruar televizionin terrenin e saj të sigurt.

Ajo ka folur për veshjet provokuese apo zhveshjen në ekran të moderatoreve të sportit.

E pyetur për “Panorama plus”, Qeqa thotë se moderatoret e sportit që dalin vetëm si kukulla gjithçka janë, vetëm moderatore sporti nuk janë.

Qeqa ka theksuar se ajo vetë ka 19 vite karrierë në Radio Televizionin e Kosovës dhe punën nuk ia ka dhënë as partia dhe as shefat.

“Unë nuk jam moderatore sporti. Unë jam gazetare me 19 vite karrierë në Radio Televizionin e Kosovës. Punën nuk ma ka dhënë as partia, as shefat, prandaj nuk kam asnjë ndërhyrje që të më dizajnojnë sesi duhet të dukem e të flas", u shpreh ajo.

"Por përderisa ia paguaj taksat këtij vendi deri në centin e fundit, kam të drejtë të vishem dhe të dukem siç dua unë. Mirëpo, për moderatoret e sportit që dalin vetëm si kukulla dhe brenda 1 ore emision gjithçka thonë është “birra…” dhe “butiku filani”, ato gjithçka janë, vetëm moderatore sporti nuk janë”, tha Krelani, duke ngritur dyshime të forta mbi karrierën profesionale të kolegeve të saj.

/NOA.al