Transmetuar më 02-08-2020, 17:12

Volejbollistja Blerta Ligaj dhe Erion Zeqiraj, ish-banor i  “Big Brother Albania 3”, prej kohësh ishin në një lidhje dashurie.

Duket çifti e ka çuar lidhjen në një hap tjetër. Me anë të disa postimeve në ‘Instagram’ Blerta ka treguar se mbrëmë Erjoni i ka propozuar për martesë.

Nga fotot e shpërndara në rrjetet sociale, duket se Erioni e ka surprizuar partneren e ti.

Në njërën nga fotot e bëra publike shihet qirinjtë, një arush i madh, petale trëndafili, tullumbaca, ku ishte shkruar ‘Marry me”.

Volejbollistja postoi fotot nga ky moment emocionues, ndërsa krahas postimit shkruan ‘Unë thash po”.

/NOA.al