Transmetuar më 02-08-2020, 19:20

Bashkia e Dropullit organizoi sot aktivitete perkujtimore me rastin e 77vjetorit te Masakrës së Glinës.

U vendosën kurora me lule pranë lapidarit, ku qëndronte edhe flamuri grek, por edhe ai shqiptar.

Me iniciativën e banorëve të Vrahogoranxisë dhe me pjesemarrjen e drejtuesve të Bashkisë Dropull u zhvillua një meshë përkujtimore, pranë lapidarit, në Kaminja, të Vrahogoranxisë.

Bashkia bëri publike fotot dhe tha se më tej aktivitetet u zhvendosën në fshatin Glinë, ku edhe u vendosën kurora në lapidarin e Dëshmorëve.

Ne emër të Bashkisë Dropull vendosën kurora Nenkryetari, Panajot Lulo dhe Administratori i Njësisë Administrative Dropull i Poshtëm, Lefter Karanxha.

Gjithashtu, në emër të banorëve të Glinës vendosi kurore Kryetari i Fshatit, Kristo Gabeshi, familjarë të Dëshmorëve, përfaqësues nga rinia e fshatit etj.

/NOA.al