Transmetuar më 02-08-2020, 21:04

Vllaznia e Shkodrës arrin të mbijetojë në Kategorinë Superiore duke mposhtur Besëlidhjen e Lezhës me rezultatin 3-1.

Ndeshja e play off ishte e bukur, me raste nga dy ekipet, por në fund fati i buzëqeshi Vllaznisë.

Golat për shkodranët u shënuan nga Kruja, Marku dhe Lika, të cilët arritën që të mbajnë ekipin në elitën e futbollit shqiptar.

Goli i Xhorxheviç për Besëlidhjen shërbeu vetëm sa për statistikë.

Lezhianët largohen kështu me motivin për të dalë skuadër fituese në kampionatin e ardhshëm të Kategorisë së Parë. /k.k/noa.al/