Transmetuar më 02-08-2020, 21:35

Shumë nga ne, kullundrisen gjatë ditëve me ato çka marrim në çdo muaj. Pjesa më e madhe jemi me rrogë mujore, disa të tjerë grumbullojnë të ardhura mujore nga biznesi.

Por që të gjithë duhet të zbatojnë një rregull të artë, atë të shpenzimit të kontrolluar, pa shmangur as dëshirat dhe as kursimin.

Raiffeisen Bank në Shqipëri, publikoi rrregulln 50/30/20 i cili ju ndihmon të bëni një menaxhim sa më efikas të buxhetit tuaj!

Sipas rregullit 50/30/20, 50% e të ardhurave tuaja duhet të shpenzohen për nevojat, 30% për dëshirat dhe 20% e tyre duhet të shkojnë për shlyerjen e detyrimeve dhe për kursimet.

Kështu nëse një familje që ka për shembull 3 anëtarë dhe dy prej tyre janë në punë e së bashku bëjnë rreth 100 mijë lekë të reja në muaj, gjysmat e tyre duhet ti shpenzojnë për jetesën e përditshme. Në këto shpenzime futen qiraja nëse keni, uji, dritat dhe ushqimet e detergjentët

Sigurisht kemi dhe dëshira të tjera, për të shpenzuar jo vetëm për jetesën, por edhe argëtimin, veshjen, komunikimin, etj. Për këto, mund të shpenzohen deri 30 mijë lekë të buxhetit mujor të marrë si shembull më sipër.

Ndërsa një e pesta e buxhetit duhet ndarë veçmas. Ajo duhet ruajtur në llogarinë tuaj bankare që të shtohet çdo muaj, pasi shpenzime të papritura mund të ketë në çdo kohë. Por jo vetëm kaq. Sepse duke rritur kursimet mund ti shtojmë ato përmes investimit.

E pra, ka ardhur koha që të shihet me prioritet kjo skemë, për këdo që ka mundësi. /noa.al/