Transmetuar më 03-08-2020, 08:20

Këtë të diel 2 gushti këngëtari i njohur Vedat Ademi dhe partnerja e tij Dorela, mbushën 12 vjet që janë martuar.

Ka qenë këngëtari ai që e ka uruar publikisht të shoqen, teksa ka ndarë një fotografi, ku të dy shihen shumë elegantë dhe duket se kanë dalë për të festuar.

“Gëzuar përvjetorin Dorela Ademi, 12 vjet të martuar”, shkruan këngëtari.

Vedati dhe Dorela janë martuar në moshë fare të re dhe janë prindër të dy fëmijëve.

Ata kanë dy djem me emrat Jon Art dhe Eren Nik. /a.y/noa.al