Transmetuar më 03-08-2020, 09:44

Këngëtari  i njohur Ledri Vula është rrëmbyer nga entuziazmi i fansave në koncertin e kësaj të diele.

Teksa ka qenë duke performuar në një lokal në Jalë, ai është bashkuar me fansat, duke u hedhur në pishinë.

Por gjithçka e ka bërë teksa ka qenë i veshur me rroba, duke i elektrizuar edhe më shumë të pranishmit.

Këto momente i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta.

Këngëtari pas pak muajsh do të bëhet baba për herë të parë, pasi e dashura e tij Sara Hoxha është shtatzënë. /a.y/noa.al

Ledri Vula hidhet në pishinë me rroba në mes të koncertitLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/08/2179885.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Lundi 3 août 2020