Transmetuar më 03-08-2020, 11:11

Mjeku Anibal Byberi i cili humbi jetën në spitalin Covid-2 si pasojë e koronavirusit, është i afërmi i kryebashkiakut socialist të Tropojës.

Kryebashkiaku Rexh Byberi, bën një mesazh prekës për mjekun e ndjerë, duke e quajtur, kushëri, shok e mik, i cili ka lënë pas lot dhe pikëllim.

Mesazhi i Rexh Byberit

“Vdekja është një realitet makabër që nuk pranon as lutje e as përshpirtje.

Lë pas dhimbje e lot, pikëllim e trishtim.

Por kur merr jetë në moshën më të mirë ajo behet e papërballueshme e tepër e vështirë. Kështu po e përjetoj sot ikjen tënde i dashur Dr.Anibal Byberi.

Kushëri, shok e mik do na mungosh shumë. Të qoftë i lehte dheu e shpirti yt pushoftëe në Parajsë.

Në qiell do ta vështrojnë shpirtin tënd të mirë familjarë, kushërinj, miq e dashamirë!”/a.y/noa.al

Ministria e Shëndetësisë: Gjendja e mjekut Byberi u rëndua, ndërroi jetë nga Covid-19

I infektuar me koronavirus, ndërron jetë te Sanatoriumi mjeku shqiptar/Emri

Kush është mjeku i tretë që ndërroi jetë tek Sanatoriumi