Transmetuar më 03-08-2020, 13:17

Një incident është shënuar ditën e sotme në godinën e Prokurorisë së Tiranës, ku janë thyer xhamat e katit të parë.

Mësohet se autori i ngjarjes është një person, i cili kishte një çështje në hetim në organin e akuzës, ku dhe ishte i kallëzuar.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i dyshuari, i cili është shoqëruar në komisariatin nr.3, kishte kërkuar informacion lidhur me çështjen për të cilën po hetohej.

Lidhur me ngjarjen në fjalë hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al