Transmetuar më 03-08-2020, 14:27
Foto ilustruese

Një person i dyshuar për së paku katër vjedhje, është vënë në prangat e policisë së Kavajës.

Bëhet fjalë për një 21-vjeçar, i cili duket se nuk ka hequr dorë nga zakoni i vjetër, pasi rezultonte me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes.

Nga hetimet intensive si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, u arrestua në flagrancë i riu i shpallur në kërkim G. M., 21 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

I riu ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 28 korrik, në fshatin Qerret, dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh në kompleksin turistik të shtetasit G. B.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

– Më datë 4 korrik ka vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetases T. E.

– Më datë 19 korrik i ka vjedhur shtetasit B. L., çantën e dorës, brenda së cilës kishte një telefon dhe një sasi lekësh.

-Më datë 22 korrik i ka vjedhur shtetasit F. V., çantën e shpinës, brenda së cilës ishin dy telefona, leja e drejtimit dhe çelësat e makinës.

-Më datë 23 korrik ka vjedhur 20.000 lekë, 225 euro dhe telefonin në banesën e shtetases S. D.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jetë i implikuar 21-vjeçari, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme në ngarkim të tij, materialet iu referuan Prokurorisë së Kavajës, për veprën penale “Vjedhja”. /a.y/noa.al