Transmetuar më 03-08-2020, 15:26
Foto ilustruese

Kosova vijon me bilanc të rëndë si pasojë e koronavirusit, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona, dhe janë konfirmuar si të infektuar 250 raste të reja.

Këto shifra dalin teksa gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok.

Numri total i rasteve pozitive është 9.049 raste nga 37.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ku me viktimat e fundit shkon në 256 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.989 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.804. /a.y/noa.al