Transmetuar më 03-08-2020, 17:44

Kaloi 31 ditë në një ventilator dhe iu dhanë shanse 1% mbijetese, por ia doli mrekullisht, megjithëse humbi pjesën më të madhe të gishtave të duarve dhe këmbëve.

Burri nga Kalifornia vazhdon ende rikuperimin pas 64 ditësh në spital.

Gregg Garfield, 54 vjeç, nga Studio City, Kalifornia, shkoi në një udhëtim skish në Val Gardena, Itali, me 12 shokë nga 20 shkurti deri më 1 Mars.

Ai pati simptoma si ethe dhe lodhje të shkallës së ulët përgjatë udhëtimit, por supozoi se ai ishte me grip.

Me të mbërritur në SHBA, ai u testua dhe doli pozitiv për koronavirusin, ashtu si dhe të gjithë shokët që ishin në udhëtim me të.

Më 5 mars, Garfield u shtrua në spital, dhe mori nofkën ‘Pacient Zero’ si pacienti i parë i pranuar COVID-19, dhe shumë shpejt u intubua.

Garfield u intubua për 31 ditë dhe mjekët i dhanë 1% shanse mbijetese.

Ai kaloi gjithsej 64 ditë në spital, përfshirë edhe rehabilitimin.

Katër javë më vonë, një kirurg tha se Garfield kishte pësuar shumë dëme në duar dhe këmbë, sidoemos në gishta, të cilat ishin kthyer çuditërisht në të zeza, nga COVID, dhe shtoi se ato duhej të amputoheshin./NOA.al