Transmetuar më 03-08-2020, 18:08

Policia dha detaje, mbi vrasjen e ndodhur pasditen e sotme.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta.

Policia ka gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasi Avdulla  Budlla,  71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Prezë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./NOA.al