Transmetuar më 03-08-2020, 19:39

Një 25-vjeçar shqiptar dhe një vajzë 22-vjeçare janë arrestuar nga autoritetet italiane në një zonë fushore të rajonit Marche.

I riu nga Shqipëria është identifikuar vetëm me inicialet R.A, ndërsa nuk ka informacione të tjera për vajzën.

Ata u denoncuan nga një qytetar që kishte vënë re lëvizje të shpeshta të një automjeti. Karabinierët u vunë në ndjekje dhe kontrolluan makinën, por pa gjetur asgjë të dyshimtë.

Por pas kontrolleve në një tokë bujqësore, u gjet e fshehur një sasi prej rreth 300 gram kokainë e pastër.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesën e të riut, u gjet sasia prej 50 gram kokainë, pjesërisht e paketuar, ndërsa vajza kishte në çantën e saj rreth 1 mijë euro.

Në apartamentin e vogël me dy dhoma të marrë me qira së fundmi nga çifti i ri në qendrën historike të Fano, karabinierët gjetë shuma të tjera parash.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa shqiptari ndodhet në burg. /k.k/noa.al/