Transmetuar më 03-08-2020, 21:22

Midis disa të arrestuarve në Angli, të përfshirë në listën e personave të rrezikshëm, janë prangosur dhe dënuar edhe dy shtetas shqiptarë.

Ata u arrestuan në Manchester. Olsi Goga dhe Valten Gjini, nga 33 vjeç secili, u kapën pasi policia krijoi dyshime mbi makinën Passat që drejtohej prej tyre dhe ishte nisur për në Kingsway,Burnage.

Ata vendosën të ndalonin makinën ku ndodheshin edhe shqiptarët dhe më pas u shtuan dyshimet pasi policia gjeti kanaçe për ujitje dhe pleh brenda. Kur u pyetën, shqiptarët ishin edhe të paqartë.

Në përpjekje për të provuar identitetin e tyre, ata ofruan që t’i çonin oficerët në adresën ku banonin.

Kur mbërritën, oficerët ndjenë erën e kanabisit. Kanabisi ishte fshehur në një dollap ajrimi, kurse policia u gjeti edhe para ‘cash’, të fshehura në sirtarët e një televizori.

Policia vlerësoi se ekzistonin rreth 15 kilogramë kanabis, e cila kapte një vlerë prej rreth 50,000 mijë euro, ose mbi 150,000 euro nëse do të shitej me pakicë.

Ata fillimisht u arrestuan nën dyshimin e vjedhjes së një automjeti.

Lidhur me akuzat, gjykata i burgosi ​​të dy shqiptarët me nga 12 muaj secili dhe pas vuajtjes së dënimit me shumë mundësi, si në rastet e tjera, ata do të dëbohen./NOA.al