Transmetuar më 03-08-2020, 23:34

Javën e ardhshme pritet të aplikohen testet e reja 90-minutëshe që mund të zbulojnë koronavirusin nga gripi i zakonshëm.

Sekretari i shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, ka deklaruar se këto risi të fundit për testimin e koronavirusit ndikojnë në shpëtimin e jetëve njerëzore.

“Miliona teste të reja të shpejta të koronavirusit do të japin rezultate në vend brenda 90 minutash, duke na ndihmuar të prishim shpejt zinxhirin e transmetimit.

Fakti që këto teste mund të zbulojnë gripin, si dhe Covid-19, do të jenë jashtëzakonisht të dobishme pasi jemi duke shkuar drejt stinës së dimrit dhe virozat stinore janë më të pranishme”, ka thënë ai.

Aktualisht, tre të katërtat e rezultateve të testit kthehen brenda 24 orësh  por ka raste që përgjigjeja mund të zgjasë deri në dy ditë.

Pothuajse gjysmë milioni i testeve të reja të shpejta, të quajtura LamPore, do të jenë të disponueshme nga java e ardhshme në klinikat shëndetësore dhe laboratorët. Gjatë gjithë vitit pritet që këto shifra të rriten raporton BBC. /k.k/noa.al/