Transmetuar më 04-08-2020, 08:09

Një shpërthim eksplozivi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal, në pronësi të një ish-futbollisti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit "Truth", me administrator Mateo Toçin.

Në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /a.y/noa.al