Transmetuar më 04-08-2020, 10:09

Një person ka goditur me shkop një punonjëse të policisë, duke bërë që të vihet në pranga.

Si të dyshuar për ngjarjen nga efektivët e komisariatit Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i Veprim Matrakut, 56 vjeç.

I dyshuari akuzohet se pasditen e djeshme, në rrugën e “Elbasanit”, Tiranë, për shkak të detyrës, ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore.

Ndaj të dyshuarit, i cili njihej si endacak, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al