Transmetuar më 04-08-2020, 10:25

Policia del me deklaratë lidhur me ekstradimin nga Shqipëria drejt Gjermanisë të të riut nga Taxhikistani, i arrestuar në Tiranë, si pjesë e një grupi terrorist për llogari të ISIS.

Në deklaratën zyrtare bëhet me dije se më 3 gusht u krye ekstradimi nga Tirana drejt Gjermanisë, i shtetasit Komron Zukurov, 24 vjeç, lindur në Dushanbe, Taxhikistan.

Ky shtetas është kapur më datë 29 prill2020, nga Drejtoria e Antiterrorit, Tiranë, pas një punë investigative dhe falë shkëmbimit me homologët e antiterrorit në Gjermani.

Zukurov ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi autoritetet gjyqësore të Gjykatës Federale në Karlsruhe, me vendim Nr. 2 BGs 245/20 datë 21.04.2020, kanë lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Anëtar i një organizate të huaj terroriste” parashikuar nga Kodi Penal gjerman.

Rrethanat e ngjarjes:

Ky shtetas, së bashku me personat e tjerë të akuzuar, i udhëhequr nga një besim radikal fondamentalist, ngriti një qelizë në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë, me qëllim që të ndërmerrte “xhihad” në emër të “IS”, në kuptimin e një lufte të armatosur kundër “jobesimtarëve”, në Gjermani dhe jashtë saj, me qëllim kryerjen e sulmeve në Gjermani ose Taxhikistan duke përdorur armë zjarri dhe eksplozivë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden/Gjermani u bë i mundur ekstradimi i tij drejt Gjermanisë. /a.y/noa.al

Zbulohet biznesmeni shqiptar që do të ekzekutonte grupi i të riut nga Taxhikistani, për 40 mijë dollarë

U prangos në Tiranë si terrorist i ISIS, arrest me burg për të riun nga Taxhikistani