Transmetuar më 04-08-2020, 10:32

Një firmë ka rënë pre e grabitjes gjatë natës mes të hënës dhe të martës, në zonën e Kodër Kasharit, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një firmë reklamash, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë me anë të thyerjes gjatë natës.

Aty ata kanë marrë kasafortën me para, brenda së cilës kishte rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Kanë qenë punonjësit e firmës ata që kanë konstatuar më mëngjes grabitjen.

Pritet këqyrja e kamerave të sigurisë të ambienteve përreth për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet. /a.y/noa.al