Transmetuar më 04-08-2020, 11:31
Foto ilustruese

Një konflikt në familje ka bërë që një i ri të mos kursejë dhunën ndaj xhaxhait dhe kushëririt të tij.

Ngjarja u shënua pasditen e së hënës, në fshatin Burgajet të Matit.

Policia thotë se pasi ka marrë informacion se po ndodhte një konflikt në familje, organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i Alfred D., 22 vjeç, banues në fshatin Burgajet, Mat.

I riu, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij H. D., 58 vjeç dhe djalin e xhaxhait, A. D., 27 vjeç. /a.y/noa.al