Transmetuar më 04-08-2020, 11:39
Foto ilustruese

Një person i cili i premtoi një qytetari se do i nxirrte kredi, pasi ka përfituar paratë është zhdukur.

Nga efektivët e policisë Mat, në bashkëpunim efektivët e Shkodrës, u bë kapja dhe ndalimi i të shpallurit në kërkim Alfred Ceni, 30 vjeç, banues në Burrel.

I riu ishte i shpallur në kërkim nga policia Shkodër, pasi me anë të mashtrimit, duke u paraqitur si avokat, ka përfituar nga shtetasi A. M., një shumë parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie.

Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. /a.y/noa.al