Transmetuar më 04-08-2020, 12:17
Foto ilustruese

Një punëtor ka mbetur i plagosur, pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku punonte.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 11:35, në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë.

Duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori P.N.,25 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al