Transmetuar më 04-08-2020, 13:16

Me precedentë penalë për vrasje, drogë dhe trafik femrash, shtatë persona nga Tirana, Vlora, Fieri dhe Lushnja janë vënë në shënjestër për shkak se pasuria e tyre dyshohet të jetë produkt i aktivitetit kriminal

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, gjatë ditëve të fundit, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:

-Nikollaq Sinës, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

-Raul Zenunaj, me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”;

-Satilno Basho, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë”;

-Elvis Gaçaj, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Petrit Kamberi, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

-Alket Rushiti, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafik i femrave për prostitucion”;

-Laert Haxhiu, me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al