Transmetuar më 04-08-2020, 13:29

Djali i moderatores dhe këngëtares së njohur Klea Huta dhe kompozitorit Elgit Doda, mbush 2 muajsh ditën e sotme.

Ka qenë mami Klea ajo që ka publikuar një fotografi me të birin, bashkë me një dedikim për të.

“2 muajsh sot, 2 muaj me dashuri të pakushtëzuar dhe me gëzim të përjetshëm! Je gjithçka për mua Krid!”, shkruan Klea.

Vogëlushi erdhi në jetë më 4 qershor dhe qysh nga lindja e tij, Klea ka ndarë vazhdimisht fotografi me vogëlushin.

Por duket se me mbështetjen e familjes, siç dhe ka deklaruar, së shpejti do të rikthehet me një projekt muzikor. /a.y/noa.al