Transmetuar më 04-08-2020, 13:55

Pak ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi se është infektuar me koronavirus dhe për rrjedhojë është izoluar në shtëpi.

Ditën e sotme është konfirmuar si i prekur nga Covid-19 edhe numri 2 i qeverisë, zëvendës Kryeministri Driton Selmanaj.

Lajmin e ka bërë vetë me dije, duke thënë se ditën e djeshme ka bërë tamponin dhe sot e kanë njoftuar se ka rezultuar pozitiv.

“Specialistët shëndetësor po më thonë që jam asimptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme”, shkruan Selmanaj, duke njoftuar se punët do i vijojë nga shtëpia. /a.y/noa.al