Transmetuar më 04-08-2020, 14:57
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së një motori me biçikletën në Tiranë.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 14:00, tek "Pallati me Shigjeta".

Në aksident janë përfshirë në përplasje çiklomotorri me drejtues H.H., me një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al