Transmetuar më 04-08-2020, 15:19
Ky është një prej atyre momenteve kur vdekjen e ke përpara syve, por fati të shpëton për pak sekonda.
Këto pamje janë filmuar në Britaninë e Madhe, dhe tregojnë momentin kur një masiv shkëmbor bie në det.
Pak metra larg shkëmbit ndodhen dy persona, të cilët për fat të mirë shpëtuan nga vdekja e sigurt.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Grykën e Tragudda, në afërsi të fshatit Trevone Bay.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme. /k.k/noa.al/