Transmetuar më 04-08-2020, 16:09

Të dhënat e 24 orëve të fundit flasin për një situatë të rënduar me koronavirus në vendin tonë, ku është shënuar numër rekord të prekurish.

130 raste të reja janë konfirmuar me COVID, nga 546 testet në Institutin e Shëndetit publik.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Për fat të keq katër pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin.

Sa i përket atyre që kanë ndërruar jetë janë dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç, tek Infektivi. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundjë bashkëshoqëruese.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 mijë e 54, që nga fillimi i epidemisë. /k.k/noa.al/