Transmetuar më 04-08-2020, 17:37

Administratori i një lokali dasmash në Fushë Milot është gjobitur me 1 milionë lekë pasi organizonte evente në kundërshtim me ligjin.

“Shërbimet e Komisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1  restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

I penalizuari është 44-vjeçari me inicialet B.Gj.

Policia apelon të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. /k.k/noa.al/