Transmetuar më 04-08-2020, 17:56

Prej dy muajsh Klea Huta është bërë nënë për herë të parë.

Ajo është nënë e një djali, të cilin e quajnë Krid.

Sot ai bën dy muaj që ka ardhur në jetë, ndaj moderatorja ka publikuar një foto të ëmbël për të na treguar se si po e feston këtë ditë të veçantë.

Në foto e shohim Klean në shtrat, teksa në një selfie ka treguar Kridin që fle pas saj.

“Dy muajsh sot. Dy muaj me dashuri të pakushtëzuar dhe kënaqësi të përjetshme. Ti je gjithçkaja ime bebushi Krid”, shkruan Klea. /k.k/noa.al/