Transmetuar më 04-08-2020, 18:49

Kohë të tjera për Petrit Vasilin, nënkryetari aktual i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Rreth 31 vjet vjet më parë kur ishte vetëm 30 vjeç, Vasili gjendej në Itali.

Ishte koha kur vendi ndodhej në diktaturë komuniste dhe Vasili atëherë gjendej në Romë, ku kryente një specializim pasuniversitar për mjekësi.

Fotoja që shikoni është pikërisht e vitit 1989 ku Vasili pozon në San Pietro. Me veshje tipike të atyre viteve dhe cigaren në dorë, specializanti i Mjekësisë shfaqet në këtë foto, të cilën në rrjete sociale sot, shumë të njohur të tij e panë si të vështirë për ta identifikuar.

Petrit Vasili, mjek në profesion, ka qenë për pak vite zv ministër i Shëndetësisë, ndërsa në 2009-2012 ishte ministër i Shëndetësisë, pikërisht në periudhën kur Shqipëria si mbarë bota u përball me gripin e derrit që mori disa dhjetëra jetë në vendin tonë.

Ky virus i njohur si H1N1, preku sipas Wikipedia deri 1.4 miliardë njerëz në gjithë botën ose 21 për qind të popullsisë, atëherë 6.8 miliardë. Të paktën 575 mijë vetë gjetën vdekjen, më së shumti të moshës nën 65 vjeç. Kurrkund gjatë asaj pandemie nuk pati lockdown dhe masa kufizuese. /noa.al/