Transmetuar më 04-08-2020, 18:37

Një shpërthim i madh ka tronditur pak çaste më parë kryeqytetin libanez, Beirut.

Shpërthimi ndodhi përpara aktgjykimit të një gjyqi, që po mbahet për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri, në 2005.

Raportet thonë se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të qytetit. Raporte të pakonfirmuara flasin për një shpërthim të dytë. Autoritetet kanë frikë se shpërthimet mund të ketë lënë shumë viktima.

Pamjet e sapo bëra publike tregojnë një re të madhe në formë kërpudhe dhe dëme të mëdha.

Dyshohet se shpërthimi vjen në një kohë kur po gjykohen katër të dyshuar për vrasjen me bombë që vunë në makinën e ish-kryeministrit, Hariri.

Të katër janë anëtarë të grupit të Hezbollahut të mbështetur nga Irani, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol në vrasjen e Haririt. Vendimi pritej të merrej të premten.

Dyshimet janë ngritur, pasi shpërthimi i dytë i mundshëm u raportua se ndodhi në rezidencën Hariri, brenda në qytet.

Ministri i shëndetësisë në Liban ka folur paraprakisht për shumë të lënduar dhe dëme të mëdha.

Mediat lokale treguan se njerëzit janë bllokuar nën rrënoja. Një dëshmitar e përshkroi shpërthimin e parë si katastrofë.

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë./NOA.al