Transmetuar më 04-08-2020, 18:44

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e Bejrutit, kryeqytetin e Libanit.

Për pasojë ka edhe viktima nën rrënojat e ndërtesave të shkaktuara.

Ngjarja tronditëse është raportuar në portin e qytetit.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, dhe kjo vërtetohet edhe nga dëmet e shkaktuara larg portit.

Madje mediat e huaja raportojnë se dëmet janë shtrirë deri në disa kilometra larg.

Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes që ka tronditur Libanin. /k.k/noa.al/