Transmetuar më 04-08-2020, 19:07

Prindërit e një fëmijë të vogël në Kinë janë shokuar pasi zbuluan se dadoja e rrihte të voglin në mënyrë barbare.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi fëmija kishte vetëm 6 ditë që kishte ardhur në jetë.

Babai 26-vjeçar, Z. Tian, ​pa pamjet e kamerave të sigurisë dhe nuk po u besonte syve.

Pamjet flasin vetë, dhe në momente të caktuara dadoja dhunon fëmijën edhe në krevat, por edhe gjatë kohës që e mban në krahë.

Kjo ngjarje po trajtohet nga institucionet e drejtësisë. /k.k/noa.al/