Transmetuar më 04-08-2020, 19:30

Dy të rinj shqiptarë lëviznin shkonin shpesh në një arë me luledielli. Por, për ndonjë moment intim apo romantik, zgjedhja e të njëjtit vend krijoi dyshime.

Policia italiane e zonës së Fano-s në Itali, vendosi t’i monitoronte derisa edhe i prangosi.

Në pranga përfundoi një shqiptar 25-vjeç me iniciale R.A dhe bashkëpunëtoren e tij 22-vjeçe.

Arrestimi i tyre është bërë pasi policia ka kapur në flagrancë çiftin duke shitur lëndë narkotike.

Sipas policisë, shqiptarit i është gjetur 300 gram kokainë, si edhe peshore e qese të vogla plastike, të cilat nevojiteshin për ndarjen e dozave. Karabinierët kishin kohë që monitoronin lëvizjet e çiftit brenda hapësirës së fushës, së mbjellë me luledielli.

Në momentin e arrestimit, shqiptarit i janë gjetur 50 gramë kokaine, ndërsa bashkëpunëtores së tij i gjetën në çantë shumën prej 1 mijë eurosh.

/NOA.al