Transmetuar më 05-08-2020, 11:59

Tre burra u shpëtuan nga një ishull i shkretë në oqeanin Paqësor, pasi shkruan në rërë SOS (Ndihmë-Na shpëtoni).

Tre personat e bllokuar në ishull ishin nisur nga Mikronezia në një udhëtim me varkë, por nuk kishin arritur të ktheheshin, duke bërë që të jepet alarmi.

Tre ditë pas bllokimit në ishull, ata u vunë re nga një avion i aeronautkës australiane, duke iu çuar ushqim dhe ujë.

Pas kësaj ata u rikuperuan nga një anije e patrullës së Mikronezisë. Sinjali SOS u shkrua në ishullin e shkretë Pikelot.

Tre burrat ishin nisur me një varkë 7 metra të gjatë nga Pulaëat në 30 korrik dhe synonin të shkonin në Pulap, në një distancë prej 27 miljesh, por duket se ngatërruan drejtim dhe mbetën pa karburant.

Nga ishulli fqinj i Guamit iu kërkua ndihmë Australisë pas pikasjes së sinjalit në rërë.

Kështu anija ushtarake Canberra, e cila ishte duke shkuar në territorin australian pas disa stërvitjeve në Haëai, ndryshoi rrugën dhe ju erdhi në ndihmë.

Tre burrat u rikuperuan, ndërsa ndodheshin 118 milje larg nga vendi i nisjes. /a.y/noa.al