Transmetuar më 05-08-2020, 13:30

Një tjetër politikane në Kosovë infektohet me koronavirus, pas Kryeministrit Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, ka informuar se është infektuar me koronavirus, bashkë me dy fëmijët e saj.

Ajo njofton se aktualisht është izoluar, duke ftuar qytetarët që të tregojnë kujdes

“Të dashur miq, dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëlloj si unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina. Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme. Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, shkruan deputetja. /a.y/noa.al