Transmetuar më 05-08-2020, 14:58

Koronavirusi vijon të sjellë shifra shqetësuese nga Kosova, qoftë në viktima edhe në të infektuar.

Një rast i trishtë është ai i dy vëllezërve nga Peja, besimtarë myslimanë, haxhi, të cilat kanë gjetur vdekjen brenda 24 orësh.

Bëhet fjalë për dy vëllezër të moshuar nga fshati Novosellë, të infektuar me koronavirus, Mustafë Zekaj 85 vjeç dhe Zekë Zekaj, 78 vjeç.

Dy vëllezërit ishin infektuar prej disa ditësh, por pavarësisht ndihmës së marrë në spital, nuk ia dolën.

Deri më tani nga koronavirusi në Kosovë, kanë humbur jetën 227 persona. /a.y/noa.al