Transmetuar më 05-08-2020, 23:18

Kryebashkiaku filmohet duke ngrënë e duke pirë, në një tryezë me miqtë e tij, në një kohë kur në qytetin që ai drejton, është i ndalur një veprim i tillë, çka ka bërë që pas reagimeve ai të japë dorëheqjen.

Kjo ndodhi me kryetarin e bashkisë së Luton në Angli, Tahir Malik, i cili u fotografua dhe u filmua teksa mori pjesë në një aheng që u zhvillua në atë zonë. Por, për shkak të rasteve në rritje të COVID, një gjë e tillë është e ndaluar.

Kjo ka bërë që kryetari i Bashkisë së Luton të japë sot dorëheqjen dhe të kërkojë falje publike.

Kryetari i ri do të emërohet në mbledhjen e Këshillit më 29 shtator dhe do të shërbejë për pjesën e mbetur të vitit deri në zgjedhje.

Pas dorëheqjes Malik tha: "Edhe një herë pendohem për veprimet e mia të cilat ishin nën standardin e pozicionit tim dhe do të dëshiroja të kërkoja falje sinqerisht për njerëzit e Lutonit, mbi pjesëmarrjen në këtë tubim, i cili ishte në kundërshtim me kufizimet e bllokimit të Covid-19".

Nuk ka asnjë justifikim për atë që bëra – duhet të kisha ditur më mirë dhe të pranoj përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia", theksoi ai. /NOA.al