Transmetuar më 06-08-2020, 11:08

Situata në burgun e Zaharisë në Krujë paraqitet shqetësuese, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Mësohet se aktualisht në burg ndodhen 13 të dënuar të infektuar me Covid-19.

Kjo ka bërë që të infektuarit të izolohen nga të burgosurit e tjerë, për të shmangur përhapjen e zinxhirit të infektimit.

Dyshohet se virusi ka hyrë në burg nga një i afërm i të dënuarve, i cili kishte shkuar në takimin javor, për tu përhapur më tej tek të dënuarit e tjerë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se aktualisht janë 2589 raste aktive me koronavirus.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë të konfirmuar pozitiv ku 21 pacientë janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve të intubuar. /a.y/noa.al