Transmetuar më 06-08-2020, 12:31

Një kompani transporti ndërurban në Lazio të Italisë, ka ndërmarrë një nismë unike për t’iu dhënë mësim të gjithë atyre pasagjerëve që hipin në autobus pa maskë.

Bëhet fjalë për kompaninë Cotral, e cila në autobus ka rezervuar vende me pasqyrë për të gjithë pasagjerët që nuk mbajnë maskë.

“Tani do keni mundësi që të admironi imazhin tuaj gjatë gjithë udhëtimit, pasi është e qartë që vetëm për veten tuaj keni merak”, deklaron kompania duke prezantuar nismën.

Kjo nismë erdhi pas sulmit ndaj shoferëve të cilët iu kërkonin pasagjerëve që të hipnin në mjetet e transportit duke respektuar normat anti-Covid. /a.y/noa.al