Transmetuar më 06-08-2020, 21:18
Ardian Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka rezultuar pozitiv sot, pas testit të koronavirusit.
Ai është shtruar në spitalin e Prizrenit.
Lajmin e ka dhënë dega e LDK-së në Suharekë.
“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj dr. Ardian Shala është vetizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme”, njoftoi dega e LDK-së në Suharekë.
Në Kosovë pas Isa Musftafës dhe Kadri Veselit që e kaluan me sukses, aktualisht kryeministri Avdullah Hoti dhe zv.kryeministri Driton Selmanaj janë në vetizolim, prej COVID-19.
/NOA.al