Transmetuar më 06-08-2020, 23:42

Shqiptarit romantik i ndodh e papritura e madhe gjatë propozimit për martesë.

Fatkeqësisht atij i është djegur shtëpia, në momentin që vajza po afrohej për të marrë propozimin që ai prej kohësh ishte përgatitur.

Albert Ndreu 26 vjeç kaloi dy javë duke planifikuar propozimin e tij

Madje i bleu një unazë për të dashurën e tij, Valerija Madevic.

Shqiptari jetonte prej kohësh në Angli dhe vendosi të befasonte të dashurën e tij duke mbushur dhomën me mbi 100 qirinj, 100 drita dhe afro 60 tollumbace.

Me disa nga qirinjtë ai kishte shkruar mbi dysheme: Martohu me mua!

Siç edhe treguan historinë e tyre për mediat britanike, Ndreu ndezi qirinjtë dhe doli për të marrë të dashurën nga puna, në mënyrë që ajo t’i gjente ndezur kur të hynte në shtëpi.

Por në kthim ata panë që nga larg tymin në banesën e tyre dhe njoftuan zjarrfikësit.

Megjithatë, 26-vjeçari nuk e humbi veçantinë e momentit dhe propozimin ia bëri sërish surprizë në banesën e tyre të djegur, kur zjarri ishte shuar. Pavarësisht skenës së re aspak romantike, 22-vjeçarja pranoi propozimin e Albert Ndreut.