Transmetuar më 07-08-2020, 09:25

Zbulohet shkaku që çoi në masakrimin me thikë të 70-vjeçares Firdes Çekiçi nga i biri, në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Krimi tronditës ndodhi pasditen e djeshme, e enjte, teksa e moshuara ndërhyri për të mbrojtur mbesën.

Kjo pasi bazuar në deklarimet e të afërmve të viktimës, 44-vjeçari Olsi Çekiçi donte të vriste vajzën e tij 15 vjeçe, pasi kjo e fundit rrinte shumë në telefon.

Gjithçka nisi gjatë një debati me fjalë, duke degraduar në goditje me thikë.

44-vjeçari Olsi Çekiçi vrau me thikë dhe më pas i preu kokën të ëmës Firdes Çekiçi, duke e varur në portën e shtëpisë.

Ka qenë pikërisht e mitura ajo që ka njoftuar policinë, kur ka parë të atin që po qëllonte gjyshen, pasi u largua me shpejtësi me biçikletë nga shtëpia, prej frikës.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, Olsi po tentonte të vriste edhe të vëllanë.

Në dëshminë e dhënë nga e mitura, i ati para krimit mësohet ti ketë thënë gjyshes “Boll jetove”.

Olsi Çekiçi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje. /a.y/noa.al

Ngjarja horror në Pogradec, i këputi kokën nënës dhe e nxori në oborr, flasin fqinjët

Ngjarje tronditëse në Pogradec/ I biri masakron për vdekje nënën e tij, arrestohet nga policia